E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Qytetarë, ruani qetësinë. Berisha: Çdo votë do të sigurohet

qeder-votimiTiranë- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shfrytëzuar prononcimin pas votimit të tij për t’ju drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe maturinë në këtë ditë, duke ju referuar incidenteve dhe vrasjes me sfond politik në Laç.

Nishani ka uruar një ditë të mbarë për procesin zgjedhor gjithashtu edhe për ata që votojnë për herë të parë.

“Dëshiroj të uroj një ditë të mbarë për gjithë shqiptarët, mbarësi për gjithë procesin zgjedhor. Sot është një ditë shumë e rëndësishme, është dita tërësisht e qytetarëve, jam i bindur që shumë qytetarë do tregojnë maturi, qetësi, përgjegjësi, civilizim duke demonstruar një pjesëmarrje sa më të gjerë duke respektur rregullat e votimit, komisionerët e administrimit zgjedhor që kanë detyrën më delikate, të respektojnë rendin në të gjithë vendin, veçanërisht në Qendrat e Votimit. Një urim të veçantë për të gjithë ata që votojnë për herë të parë, pasi edhe djali jonë voton për herë të parë sot, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit.

Uroj që incidente të tilla të mos shihen, ju bëj një apel qytetarëve të vendit: partitë dhe ideologjitë për të cilat ne votojmë janë të ndryshme por Shqipëria dhe e ardhmja e saj janë një, jeta e qytetarëve është e rëndësishme, ne do nxjerrim një qeveri për të siguruar qytetarët e vendit, ne jemi të gjtihë një, të një kombi.

Së fundmi shpreh respektin për të gjithë qytetarët që janë angazhuar në komisionet e votimit e numërimit,
respekt për marrjen e përgjegjësive që kanë bërë për ushtrimin e për që kanë për menaxhimin e një procesi nga i cili do të dali qeveria e Parlamenti i ardhshëm i vendit”,- tha Nishani.

Berisha: Çdo votë do të sigurohet. Kthejeni në festë këtë ditë

berishaaaaaaaa-votKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha ka votuar në orën 09:44 duke i qëndruar besnik edhe simbolikës së orës që përkon me numrin në fletën e votimit.

Në prononcimin për mediat pas votimit në qendrën e votimit tek Liceu Artistik, Berisha ftoi qytetarët të votojnë teksa theksoi se këto zgjedhje janë përcaktuese për mirëqënien, punësimin e integrimin e tyre.

“Votova 44 preka fatin. Ishte një ndjenjë kënaqësie që më përshkoi e pandjerë më parë, ndaj edhe ftoj të gjithë shqiptarët, të marrin pjesë në votime, të votojnë në mënyrën më të qytetëruar, të votojnë për alternativën që gjykojnë më të mirë, i siguroj se vota e tyre do të respektohet plotësisht, i siguroj se këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë për mirëqënien, punësimin, integrimin në BE. Edhe një herë, uroj më së pari ata që votojnë për herë të parë, votë të bekuar kanë ata, ata sot firmosin me votën e tyre Shqipërinë e 4 viteve që vijnë, një falenderim thë thellë për emnigrntët shqiptarë që kanë ardhur nga të katër anët e botës me një akt madhor patriotizmi ndaj Shqipërisë, për të votuar sot për Shqipërinë e 4 viteve që vijnë…”,- tha Berisha.

Ndërsa i pyetur në lidhje me krimin në Laç, Berisha tha se do të prononcohet sapo të ketë marrë informacionin e plotë.

“Mesazhi im është thirrja për çdo anëtar, simpatizant, mbështetës të PD-së, thirrja për çdo qytetar që ta shndërrojnë këtë ditë në një ditë feste, unë po marr informacionin e duhur e do prononcohem pasi të informohem se s’kam informacon  të plotë. e papranueshme çdo lloj intimidimi ndaj çdo grupi mediatik, vëshguesit ndërkombëtar e të huaj, u bëj thirrje edhe një herë komisionerëve e qytetarëve ta shndërrojnë këtë një simfoni të vërtete, të bëjnë demonstrim të vlerave tona qytetare, të vullnetit tonë politik,”,- tha Berisha.

Basha: Dita e vazhdimit të veprave të mira për qytetarin

Rreth orës 10:00 ka votuar edhe kreu i Bashkisë Lulzim Basha: ”Dua të falenderoj qytetarët e Tiranës për kontributin për mënyrën se si e përcollën këtë fushtë, së dyti uroj që procesi zgjedhor që ka nisur të vazhdojë me të njëjtin shpirt festiv, civilizues dhe qytetarët të marrin pjesë masivisht në të, se ky është procesi më i rëndësishëm i vazhdimit të veprave të mira për qytetarin. I bëj thirrje të gjitha komisionerëve, vëzhguesve të vazhdojnë në përputhje të plotë me ligjin, me Kushtetutën, për të garantuar pjesëmarrjen normale të qytetarëve…”,- tha Basha.

Malaj: Votoni masivisht, ë mënyrë të mençur dhe me vullnet të lirë

Rreth orës 9:30 ka votuar edhe kandidati i pavarur në Qarkun e Vlorës Arben Malaj në Qendrën e Votimit nr 4442/1 në Lagjen Pavarësia të Qytetit të Vlorës.

Malaj ka bërë thirrje për një pjësëmarrje masive në votime dhe e quajti ditën e sotme, një ditë të veçantë, ditën e një mundësie të madhe për t’u ndarë nga krizat dhe për të parë nga e ardhmja.

“Të gjithë të ruajmë qetësinë dhe të votojmë në mënyrë të mençur dhe me vullnet të lirë”,- tha ai.

Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani do të votojë në orën 10.00 në Qendrën e Votimit 1766/2 në shkollën e mesme Andon Zako Cajupi në Tiranë.

Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën Pjetër Budi ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta pritet të votojë në njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku.

Kreu i FRD-së Bamir Topi pritet të votojë në shkollën “Servete Maci” në Tiranë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën Pjetër Budi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›