E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria pranon borxhet

Ne një kohe kur e gjithë vëmendja ishte fokusuar tek batuat mes kryeministrit dhe deputetëve Socialistë ne sallën e Kuvendit, pak kush kuptoi se qeveria me një akt normative ndryshoi serish shifrat e buxhetit 2010. Nëpërmjet këtij ndryshimi, qeveria me ne fund pranon borxhin e shume përfolur ndaj kompanive te ndërtimit qe kane kryer punët publike, te cilat nuk i ka likuiduar prej dy vitesh. Fakt ky i cili tregon situatën e vështirë qe po kalojnë financat publike, por qe për pushtetarët tanë nuk po merr vëmendjen e duhur. Por kjo shume qe qeveria do te disbursoje për kompanitë e ndërtimit, duket se nuk shlyen te gjithë borxhin qe u ka firmave private. Sipas ndërtuesve, borxhi i kalon 10 miliard lekë. Qeveria ka ndryshuar dy here buxhetin e shtetit për 2010. Gjendja ekonomike qe po kalon vendi, për rrjedhoje edhe tkurrja e financave publike detyron ministrinë qe te rishikoje treguesit fiskal, me tendence ulje.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›