Sequi: Ka shans për statusin në tetor

Sipas tij, klasa politike duhet të veprojë për kapur kohën e humbur. “Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë për të vlerësuar angazhimin e saj në plotësimin e 12 rekomandimeve për statusin kandidat pritet të jepet në tetor”, theksoi ai.
"Nuk e di nëse Shqipëria do e marrë apo jo statusin e vendit kandidat. Raport-progresi do të dalë në tetor dhe ai do të përcaktojë nëse vendit tuaj do t'i jepet statusi. Por, deri në tetor ka shumë kohë dhe shumë gjëra që duhen bërë", tha ambasadori i BE-së.
Sequi shtoi se klasa politike duhet të bashkëpunojë për përmbushjen e reformave të tjera, teksa nënvizoi se me rëndësi ishte edhe miratimi i Kodit Penal. Ndryshe, Sequi ishte sot në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku ky universitet ka pajisje moderne për të kryer analiza të cilësisë së tokës, falë një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian për të forcuar sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri.
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi vizitoi sot laboratorin për Monitorimin e Tokës të Universitetit të Kamzës për të përuruar pajisjet shkencore që i janë dhënë Universitetit dhe Ministrisë së Mjedisit.
Duke iu drejtuar studentëve dhe pedagogëve, ambasadori Sequi vuri në dukje se pajisjet e reja u japin studentëve, specialistëve dhe hartuesve të politikave mjetet e duhura për të rritur njohuritë e tyre dhe për të adresuar më mirë çështjet e trajtimit të tokës, kultivimit bujqësor dhe produktivitetit. "Pa të dhëna, nuk mund të ketë përparim", tha ai.
Gjithashtu, ambasadori Sequi theksoi nevojën e dhënies përparësi mbrojtjes së mjedisit si mënyrë kryesore për shëndet më të mirë publik dhe rritje ekonomike, duke vënë në dukje se "në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike mbresëlënëse, por ka përjetuar gjithashtu mjaft degradim mjedisor. Dhe degradimi përkthehet në shëndet të keq, krijon problem të thella të shëndetit publik dhe bëhet barrë për buxhetin e shtetit. Degradimi mjedisor nënkupton edhe humbje të potencialit ekonomik, humbje të vendeve të punës dhe të ardhurave në sektorë të tillë si turizmi, riciklimit dhe bujqësia". /Start/
2012-03-05 13:21