E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Nëse ka frymë bashkëpunimi edhe ju do të keni fatin e Kroacisë

SEQUI-02_tn_16Tiranë- Me rstin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropain, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi ka zhvilluar një konferencë ku është diskutuar edhe për premisat e Shqipërisë për tiu bashkuar familjes evropiane.

Në fjalën e tij ambasadori u shpreh se nëse ka bashkëpunim politik edhe Shqipërai ka mundësi që të integrohet në BE. Ai ka kërkuar që të merren shembuj nga Kroacia, e cila dje u bë shteti i 28 anëtar.

Në vitin 2003, në samitin e Selanikut u bë tepër e qartë dhe u tha se e ardhmja e Ballkanit do të jetë në BE, dhe sot në vitin 2013 ne kemi kënaqësinë që Kroacia të bëhet pjesë e BE-së. Perspektiva e këtij anëtarësimi në BE është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Anëtarësimi i Kroacisë është një shembull për vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë. Mendoj se fryma konstruktive që kemi parë këto kohe janë vërtet kuptimplota. Shoh që ka shenja që mentaliteti politik po lëviz nga kultura e konfrontimit drejt kompromisit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në fakt mund të ndihmojë Shqipërinë që të ecë përpara drejt BE-së- deklaroi ambasadori Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›