E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Opozita të jetë konstruktive, interesi kombëtar është integrim i Shqipërisë në BE

25-09-2012 / Gazeta 55

Bllokimi i Gjykatës së Lartë

Ambasadori i BE: Palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për plotësimin e rekomandimeve të Brukselit

Bashkimi Evropian vijon presionin ndaj Partisë Socialiste për të votuar ligjin për Gjykatën e Lartë. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në vendin tonë Ettore Sequi, pas takimit me kryesocialistin Edi Rama, theksoi se opozita duhet të luaj një rol konstruktiv, sikurse me votimin e reformës zgjedhore dhe Avokatin e Popullit.
Ai informoi për mediat se gjatë bisedës është diskutuar situata në tërësi, duke pasur si fokus kryesor pikërisht raport progresin e Bashkimit Evropian që do të publikohet në tetor. Por, ndalur konkretisht në ngërçin politik mbi Gjykatën e Lartë, Sequi i bëri të qartë palëve se integrimi është interes kombëtar dhe se duhet të gjendet gjuha e përbashkët për të realizuar të gjitha prioritetet e BE.
“Mendoj që mbi të gjitha nuk duhet të themi që ne nuk është se po shikojmë të ardhmen dhe nuk e  dimë si do të jetë ajo. Së dyti, mund të them që dhe unë kam një këndvështrim dhe historik të debatit politik në Shqipëri gjatë gjithë këtij viti. Mund të themi që reforma të rëndësishme, si reforma zgjedhore apo zgjedhja e Avokatit të Popullit ishin në fund të suksesshme. Unë jam një njeri që besoj dhe unë kam besim që ndërgjegjësimi për faktin që ky është një prioritet kombëtar për Shqipërinë vazhdon të mbetet në qendër”, u shpreh Sequi.
Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, është një ndër kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë, për të marrë statusin e vendit kandidat. Komisioneri Stefan Fyle, ka bërë të qartë rëndësinë që mban ky ligj, duke nënvizuar faktin se klasa politik shqiptare duhet të mos vonojë miratimin e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›