E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një fabrikë në Vaqarr

Një fabrikë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vaqarr të Tiranës.

Mësohet se fabrika me vajra makinash ka marrë zjarr në rrethana ende të paqarta.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›