E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla: Topi te mos merret me kritikat e gjuhes

Deputeti i Partise Demokratike, Osman Metalla, gjate nje interviste per KJ, kritikon qendrimin e Bamir Topit lidhur me akuzen qe ai i beri Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas deputetit Metalla, nuk eshte e drejte te kritikosh nje qytetar se flet me dialektin geg. Duke u ndalur tek zhvillimet politike, deputeti i PD-se fton deputetet e grupit parlamentar te PS-se qe te mos behet pjese e tragjedise Rama, por te behet pjese e interesave te shqiptareve, duke nderprere qendrimin bllokues. Pasi integrimi, shprehet deputeti i PD-se, nuk mund te behet pa bashkepunim te PS-se, ndaj dhe duhet te bashkepunohet ne interes te shqiptareve dhe Shqiperise.

A eshte e drejte te kritikosh nje qytetar nga Veriu se flet me dialekt dhe a krijon kjo percarje mes njerezve?

Nese do te me duhej t'i jepja nje pergjigje te drejtperdrejte pyetjes tuaj, nese eshte e drejte te kritikosh nje qytetar nga veriu se flet me dialekt, natyrisht qe pergjigja ime do te ishte: jo, nuk eshte e drejte. Por, ajo qe une dua te them, eshte se nuk eshte kjo ceshtja e dites per shqiptaret dhe Shqiperine. Ajo cka duhet te perbeje thelbin e shqetesimeve tona dhe te Topit, nuk eshte te gjejme gjerat qe na ndajne, por te perpiqemi te bashkojme energjite, qe vendi te shkoje perpara, qe vendi te integrohet.

Shqiperia eshte njohur tashme me progres-raportin e BE-se, ku mori nje pergjigje per statusin. Ne kete raport theksohej se Shqiperia ka bere nje progres te kufizuar, vlereson punen e qeverise ne disa drejtime dhe kritikon opoziten per qendrimin e mbajtur. Gjithashtu, i dergon mesazh fare te qarte politikes shqiptare qe duhet te kaperceje ngercin politik dhe te plotesoje 12 kushtet e Be-se. Ndryshe, rruga drejt marrjes se statusit do te jete e veshtire. Cili eshte komenti juaj per raportin?

Tri dite me pare, mbare opinioni publik shqiptar u njoh me Raport-Progresin e Bashkimit Evropian, lidhur me marrjen e statusit te vendit kandidat, raport i cili fatkeqesisht nuk solli ate lajm qe te gjithe shqiptaret, te majte e te djathte, e deshirojne, marrjen e statusit te vendit kandidat. Nuk ishte ndonje surprize, pasi po te kemi parasysh dhe rekomandimet e progres-raportit te nje viti me pare, nese do te duhet t'i grupoj ne dy kategori, ato ishin: se pari, grupi i rekomandimeve, te cilat ngarkonin qeverine per permbushjen e tyre, dhe se dyti, grupi i rekomandimeve qe ngarkonin klasen politike, gjithe aktoret politike ne vend, si mazhorancen, ashtu dhe opoziten. Une mendoj se per grupin e pare te detyrave, kjo mazhorance ka marre nje note mjaft pozitive ne kete raport, pasi ashtu sikurse e parashtruat dhe ju ne pyetjen tuaj, puna e qeverise eshte vleresuar. Ne kushtet e krizes ekonomike globale, ku ekonomite me te zhvilluara te globit jane prekur nga efektet e krizes, ekonomia shqiptare ne kete progres-raport, perkufizohet si nje ekonomi me tregues te stabilizuar makroekonomike, me nje rritje te forte prej 3.8% te PBB-se per vitin 2010 dhe njekohesisht, vlereson se dhe per vitin 2011, ne gjysmen e pare te tij, vazhdon te kete rritje ekonomike. Nga ana tjeter, kur vjen puna tek vleresimi I permbushjes se atyre kritereve, te cilat jane atribut i klases politike, dhe natyrisht kriteri me kryesor eshte kriteri i Kopenhagenit, pra permiresimi i klimes politike; une besoj se raporti nuk ka bere asgje tjeter, por ka dhene opinionin e tij mjaft realist lidhur me kete kriter. Keto jane kritere te cilat nuk mund te permbushen nga nje aktor i vetem, pra dua te them se mazhoranca ne permbushjen e ketij kriteri, eshte e kufizuar brenda salles se Parlamentit nga veprimet apo me mire te themi me mosveprimet te opozites, dhe veprimit te saj ne disa raste madje, dhe antikushtetuese, sic ka qene rasti i sulmeve te paprecedente ndaj institucioneve kushtetuese te vendit, bllokimit te rrugeve, etj. E gjitha kjo natyrisht, qe nuk ka kontribuar aspak pozitivisht ne permiresimin e klimes politike. Une besoj se opinioni publik eshte deshmitar i asaj qe ka ndodhur ne keto vite ne sallen e Parlamentit shqiptar, ku opozita nuk ka bere tjeter vecse eshte munduar te bllokoje ne maksimum te gjitha proceset integruese. Me vjen keq ta them kete, por ky eshte realiteti. Ju i keni pare veprimet e opozites ne rastin e anetaresimit te vendit ne NATO, ju i keni pare te gjithe ate aksion antiviza qe ndermori kjo opozite, deri dhe ne Bruksel, dhe ju jeni deshmitar i asaj cka po ndodh dhe sot ne Kuvendin e Shqiperise. "Eshte lajm i mire,- thote raporti,- kthimi i opozites ne daten 5 Shtator ne Kuvend", por me thoni cfare ka ndryshuar ne qendrimin e opozites nga 5 Shtatori e deri me sot. Sa ligje ka votuar kjo opozite: as edhe nje. U tha qe do te votonin ligjet qe kerkonin shumice te cilesuar dhe me pas, u justifikuan me frazen "ne nuk miratojme arnime ligjesh". Po cilat jane arnimet e ligjeve: Ligji per Gjykaten Administrative eshte ligj i pergatitur nen asistencen e USAID-it, EURALIUS-it dhe njekohesisht, vete deputetet e opozites ne komision i kane votuar. Ndryshimet ne Kodin Detar nuk prekin asgje ne thelbin e ligjit, por vetem bejne nje rregullim te marredhenieve ligjore qe ekuipazhet dhe mjetet qe mbajne flamur te vendeve te BE-se, do te kene me anijet qe mbajne flamur shqiptar. Keshtu me radhe, do te vazhdonim me te gjithe kodet. Sepse jo opozita, por kryetari i saj nuk ka as deshiren me te vogel qe te votoje ligjet, te cilat jane te nevojshem per integrimin e shqiptareve. Kryetari i opozites ishte ai qe donte t'i linte akoma ne izolim shqiptaret, nuk donte t'i linte te leviznin te lire. Por kjo ndodhi, dhe shqiptaret natyrisht, qe i dhane hakun zotit Rama ne zgjedhjet e 8 Majit. Tashme ai do te hakmerret me shqiptaret duke bllokuar procesin e integrimit. Une deshiroj te citoj ketu nje shprehje te Timothy Francais Leary qe thote: "Nese deshironi qe populli te ndryshoje reagimin ndaj jush, atehere dhe ju ndryshoni sjelljen tuaj ndaj popullit". Me sa duket, zoti Rama e ka ndare mendjen te mos ndryshoje, por dhe populli nuk do ta ndryshoje vleresimin e tij ndaj zotit Rama ne 2013.

Prej disa kohesh, klasa politike eshte perfshire ne nje debat mjaft te nxehte per sa i takon reformes zgjedhore. Deri me tani nuk ka nje hap konkret dhe puna e eksperteve ka mbetur ne vend "numero". Mendoni se do te realizohet kjo reforme apo do te lihet per dy muajt e fundit, sic ndodh gjithmone?

Se pari, deshiroj te them se ne kemi zhvilluar dy pale zgjedhje me kete kod zgjedhor dhe ne te dy rastet, zgjedhjet kane marre nje vleresim mjaft pozitiv nga ana e te gjithe arbitrave, qofshin keto kombetare, ashtu dhe ato nderkombetare. Nga ana tjeter, si ne rastin e raportit te zgjedhjeve te 28 Qershorit, ashtu dhe ne rastin e zgjedhjeve te 8 Majit 2011, raportet e OSBE/ODHIR-it kane lene disa rekomandime, te cilat do te perbejne dhe kuadrin e punes se eksperteve ne rishikimin e ligjit zgjedhor. Por, ashtu si dhe per ligjet e tjera qe kerkojne shumice te cilesuar, dhe Kodi Zgjedhor kerkon nje shumice te cilesuar. Pra qe te bejme reformen zgjedhore, duhet vullneti i te gjitha paleve ne politike. Une mendoj se mazhoranca ne te gjithe prononcimet e saj, eshte shprehur mjaft e gatshme per berjen e reformes zgjedhore me perfshirjen e paleve dhe njekohesisht, i ka lene opozites te gjitha te drejtat per te bere rekomandimet e saj, dhe per aq kohe sa ato propozime jane ne nje linje me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, si dhe me komisionin e Venecias, kjo mazhorance eshte e gatshme qe t'i votoje pa asnje ekuivok. Ceshtja eshte te vullneti dhe jo te mundesia praktike, e berjes se reformes. Sa vullnet ka kjo opozite per bashkepunim? Nese vazhdon keshtu, une besoj se ngelet pak hapesire per optimizem, por besoj se tashme dhe koleget e opozites e kane kuptuar, se cdo vonese eshte se pari, ne dem te interesave te qytetareve cka duhet te na beje te reflektojme te gjitheve, ne menyre qe te bejme reformat dhe padyshim, reformen zgjedhore, e cila eshte mjaft e rendesishme per mbajtjen e zgjedhjeve te vitit 2013. Keto te fundit duhet te shmangin dhe ato defekte - ne se mund t'i quajme te tilla, qe jane verejtur ne zgjedhjet e kaluara.

Po keshtu, nje pike tjeter e nxehte eshte dhe Rregullorja e Parlamentit. Kaq i rendesishem eshte ndryshimi i kesaj rregulloreje, sa opozita ta perdore si molle sherri?

Natyrisht qe rregullorja e funksionimit te Kuvendit eshte mjaft e rendesishme, pasi ne te percaktohen rregullat e funksionimit te Kuvendit, te drejtat e mazhorances dhe opozites. Natyrisht qe ndryshimet ne rregullore do te ishin te domosdoshme ne se verehej se Kuvendi ka handikape ne funksionimin e tij. Eshte e vertete qe ne kemi bere dy ndryshime ne rregullore, por te dyja ndryshimet kane ndikuar ne mirefunksionimin e Kuvendit. Ndryshimi i pare ishte mundesia e pjesemarrjes se nje deputeti ne dy komisione parlamentare dhe kjo ishte e domosdoshme, pasi mazhoranca duke pasur parasysh se anetaret e kabinetit nuk jane anetare te komisioneve parlamentare, kishte pamundesi per te plotesuar numrin e vendeve ne secilin komision. Ndryshimi i dyte ishte pikerisht kalimi i seances se diskutimeve te lira, ne fund te dites. Dhe kjo gje vleresohet mjaft pozitivisht dhe ne progres-raport. Pra, ka ndikuar ne mirefunksionimin e Kuvendit. Problemi i opozites nuk qendron te permiresimi i funksionimit, pasi te pakten deri me tani nuk ka patur qellim funksionimin e Kuvendit, por bllokimin e tij. Dhe ne fakt, ky ndryshim nuk beri gje tjeter vecse i hoqi nje mundesi opozites per te vazhduar bllokimin e Kuvendit, pasi ne shume raste seancash te diskutimeve te lira, qe ishin ne fillim te seancave parlamentare, sherbenin si sebep per te krijuar sherre dhe bllokuar funksionimin e Kuvendit. Gjithsesi, mazhoranca eshte treguar konkrete dhe ka ftuar opoziten, e cila nese deshiron te beje ndryshime, le te merret rregullorja e funksionimit te Parlamentit Evropian dhe te adoptohen ato rregulla dhe ne rregulloren tone. Ne jemi per standarde dhe jo per bllokim.

Kryetari i PS-se, Rama paraqiti kursi e ri politik para pak kohesh, si dhe u kthye ne Kuvend grupi parlamentar i PS-se. Por prej dy muajsh, nuk kemi pare ndonje levizje te re politike apo qendrim te ri. Deputetet e PS-se nuk kane votuar asnje projektligj, duke mos i dhene asnje zgjidhje ngercit politik. Perkundrazi, Rama paraqiti 10 kushte, te cilat jo qe nuk c'bllokuan situaten, por e bllokuan ate me keq. Keni ndonje koment?

Po e nis nga kjo e fundit, pra nga 10 kushtet e zotit Rama. Une mendoj se zoti Rama nuk ka perse te vendose asnje kusht, pasi kushtet per marrjen e statusit te vendit kandidat nuk jane 10, por jane 12. Keto kerkesa duhet te perkthehen ne detyra per te gjithe klasen politike shqiptare dhe nese jemi te angazhuar per integrimin, nese jemi pergjegjes para atyre qytetareve qe na kane votuar, duhet se pari, te mendojme per ta. Mirepo zoti Rama, ashtu sikur dhe e permenda me lart ne pergjigjen time, nuk ka as me te voglen deshire qe Shqiperia dhe shqiptaret te integrohen. Po ta kishte kete deshire, do ta kishte demostruar te pakten nje here, por nuk e ka bere. Ndaj dhe 10 kushtet e tij nuk jane tjeter, vecse kushte per te mos bashkepunuar. Ne asnje rast ne nje vend demokratik verdikti i popullit nuk mund te negociohet ne tryeze. Ne jemi mazhorance dhe natyrisht, kemi pergjegjesine te qeverisim ne te gjithe ato institucione qe i takojne ne baze te Kushtetutes kesaj mazhorance. Cdo kompromis ketu do te ishte nje shperdorim i besimit popullor, keqperdorim i votes se qytetareve. Ndaj dhe ajo qe Zoti Rama e quan qendrim i ri apo kurs i ri, nuk eshte asgje tjeter vecse vazhdim i kursit te tij te bllokimit, por me te vetmin ndryshim: nese deri dje nuk vinte ne Kuvend per ta bllokuar ate nga jashte, tani vazhdon bllokimin e tij duke mos votuar asnje projekt ligj ne Kuvend. Une gjej rastin dhe nje here, t'i bej thirrje opozites qe te mos behet pjese e tragjedise Rama, por te behet pjese e interesave te shqiptareve, duke nderprere qendrimin bllokues. Integrimi nuk mund te behet pa bashkepunim, ndaj dhe duhet te bashkepunojme ne interes te shqiptareve dhe Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›