E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Opozita nuk i shmanget pergjegjesive te veta

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, njekohesisht dhe anetare e Kryesise se partise me te madhe ne opoziten aktuale thote se opozita nuk i eshte shmangur pergjegjesive te veta. Kurse vlereson se Partia Socialiste dhe koalicioni qe ajo drejtoi punuan per integrimin. Ne intervisten per radion Evropa e Lire, ish-ministrja e Puneve te Jashtme thote edhe se "eshte per te ardhur keq qe edhe pas pothuaj 2 muajsh qe opozita ka ofruar 10 pika te cilat jane gjithsesi te negociueshme mund te mbeten 7 ose 5"

Brukseli vazhdon te besoje se ka shanse per dialog mes shumices dhe opozites. A eshte vertet keshtu? A ka shanse per dialog kur se fundmi patem akuza te forta nga te dyja palet per pergjegjesine e humbjes se statusit kandidat ne BE?

Sigurisht eshte nje gje qe nuk perben risi. Ne pergjithesi raportet e nderkombetareve dhe strukturave qe na monitorojne lexohen ne menyra te ndryshme nga palet. Por, ne rastin e progres raportit, nuk duhet te ishte kjo gje. Besoj qe qasja per te analizuar raportin e KE-se, per me teper ne nje rast te dyte qe Shqiperia deshton te marre statusin e vendit kandidat duhet te ishte dicka tjeter. Palet duhet te reflektonin mbi te gjithe kapitujt qe perfshihen ne progres raport dhe gjithashtu duke caktuar detyra. Ne radhe te pare, per strukturat e shtetit te cilat e kane per detyre dhe kane pasur gjate vitit te fundit per te permbushur, 12 prioritetet e opinionit ne rastin kur ne 2010 Shqiperise iu refuzua statusi kandidat. Ne vend qe klasa politike te bente kete gje, ne u ballafaquan me nje shans tjeter te humbur. Dhe eshte rast unikal, madje dhe ne 2010 ka qene rast unikal, qe nje vendi qe aplikon per nje vend kandidat kjo t'i refuzohet. Me keqardhje ne seancen e fundit te Parlamentit, opinioni publik ndoqi retoriken e papranueshme jo vetem per opinionin publik shqiptar dhe njerezit tejet te lodhur, jo vetem nga varferia por nga problematika e jeteses se perditshme. Por, ajo ra ndesh edhe me sugjerimet qe Komisioni Evropian ka dhene per zbutjen e retorikes nese do te krijohet nje klime bashkepunimi. Ajo qe ndodhi ne seance nga kryeministri, por me se keqi dhe nga Ministria e Integrimit, tregon se mazhoranca jo vetem nuk ka reflektuar, jo vetem qe manifeston arrogance edhe ne trajtesen qe i behet verejtjeve dhe mangesive te theksuara, te mos permbushjes se kushteve qe na kishte vendosur Bashkimi Evropian, por nuk krijohet as terreni per nje bashkepunim te metejshem per te adresuar te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me se pari me shqiptaret, qe kane te bejne me rritjen e cilesise se jetes se shqiptareve. Personalisht keshtu e shoh integrimin ne BE. Pra, nuk mund te jete thjesht nje proces burokratik per te permbushur ato detyrime por ato shkojne ne nje linje me angazhimet e cdo mazhorance per te permiresuar jetesen e njerezve qe kjo mazhorance qeverise. Eshte per te ardhur keq qe edhe pas pothuaj 2 muajsh qe opozita ka ofruar 10 pika te cilat jane gjithsesi te negociueshme mund te mbeten 7 ose 5. Pra, ka ofruar nje projekt per te bashkepunuar, ne menyre qe te adresohen ne radhe te pare ato qe jane me emergjente, sic eshte rasti i reformes parlamentare por edhe i reformes zgjedhore, ne menyre qe mbasi te kete perfunduar reforma zgjedhore nje nga kushtet kryesore edhe ne 12 pikat e KE-se, t'i lihet strukturave te tjera te shtetit qe merren me infrastrukturen e zgjedhjeve per 2013. Kjo ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare vendi te hyje me ligje elektorale te fiksuara dhe sigurisht me nje infrastrukture zgjedhore te standardeve te njohura nderkombetarisht. Per fat te keq deri me sot ne nuk kemi asnje pergjigje. Pergjigjja e vetme qe kemi marre eshte retorika e papranueshme retorika vulgare, dhunuese, ne parlamentin e Shqiperise.

Pra ju duket e pamjaftueshme ajo qe kryeministri ofron si pergjigje per sa i takon reformes zgjedhore apo rregullores se Parlamentit per te cilin thote se duhet perafruar me ate te Parlamentit Evropian?

Po ta degjosh kryeministrin me vemendje cfare thote sot s'thote neser. Pra nuk ka konsistence ne ato qe thote. Se pari pergjigjja opozites nga mazhoranca nuk jepet permes medias, nuk i jepet neper takime ne fshatra te ndryshme ku ai shkon te festoje ditelindjet, por ne nje tryeze qe duhet te filloje dhe eshte urgjente te filloje. Pikat qe ka kerkuar opozita jane pershendetur edhe nga faktori nderkombetar nga OSBE-ja, nga aktore te tjere te rendesishem te organizmave nderkombetare ne Tirane. Dhe une besoj qe vete klasa politike duhet ta hedhe kete hap sepse edhe kur me vullnetin e paleve dicka realizohet, sigurisht meritat ju shkojne dhe organizmave nderkombetare ne Tirane. Kane kaluar 20 vjet kur Shqiperia u hap drejt demokracise dhe ne nuk kemi pse punet e mira t'i bejme vetem kur na marrin per dore perfaqesuesit e organizmave nderkombetare. Kemi pasur raste bashkepunimi, dikur jane vendosur standarde sic eshte rasti i 2002-es, kur presidenti dhe prokurori i pergjithshem u propozuan nga opozita e asaj kohe, dhe u votuan ne Parlament nga mazhoranca e asaj kohe, dhe keto standarde ne nuk kemi pse t'i c'bejme, keto standarde duhen konsoliduar edhe si pjese e aspektit pozitiv te bashkepunimit nder vite ne kohen e tranzicionit.

A ka gjasa qe kriza politike te transferohet deri ne vitit 2012, qe perkon me zgjedhjen e presidentit, apo 2013 kur dhe do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme?

Partia Socialiste eshte e vendosur dhe ka vullnet te palekundur per te bashkepunuar me mazhorancen, sepse bashkepunimi eshte vetem ne favor te Shqiperise, eshte ne favor te avancimit te metejshem te agjendes evropiane. Dhe me se pari favori i shkon vete shqiptareve per te krijuar kushtet ne menyre qe te realizohen ato angazhime qe vete klasa politike por pikesepari mazhoranca ka marre ndaj vete shqiptareve por edhe ndaj BE-se. Ne qofte se ky bashkepunim, hapat e pare, nuk zhbllokohen nga mazhoranca, atehere eshte shume e veshtire qe ne te vazhdojme t'i lutemi kesaj mazhorance per te bashkepunuar, sepse ne fund te fundit pergjegjesite ne cdo vend demokratik, ne radhe te pare per qeverisjen, per bashkepunimin me opoziten, patjeter qe bien te mazhoranca dhe nuk bien te opozita. Nganjehere me duket sikur kemi nderruar vendet. Per shembull, po te shikoje zonjen Meksi ne seancen e fundit parlamentare, dhe krahasuar me fjalen qe mbajti ministria aktuale e integrimit, mua sinqerisht qe mu duk se ne kishim nderruar vendet. Dikush ishte ne mazhorance, dhe dikush tjeter ishte ne opozite, sepse menyra se si trajtohen ceshtjet ne Shqiperi eshte e gabuar. Duhet patjeter mazhoranca t'i lutet opozites per te bashkepunuar, dhe jo e kunderta. Po te vini re fjalen e njepasnjeshme te liderit te opozites duke kerkuar dhe insistuar per nje pergjigje lidhur me oferten qe ka bere opozita, sigurisht te ben te mendosh se opozita po kembengul lidhur me kete bashkepunim, ne fakt duhet te jete e kunderta. Duhet patjeter mazhoranca ta sjelle opoziten ne atmosferen e bashkepunimit dhe per hir te se vertetes, me lejoni t'i referohem asaj cka komisionari per zgjerimin, zoti Fyle, ka thene lidhur me mazhorancen, qe duhet te krijoje kushtet dhe garancite opozites per te ardhur ne parlament dhe te bashkepunoje per reformat.

Si e konsideroni vleresimin e kryetares se Kuvendit, se lidershpi i PS-se perfaqeson nje celule antievropiane?

Nuk do te parapelqeja te komentoja ne menyre te vecante spikeren e Parlamentit per arsye se shpesh here mendoj se roli i grave ne politike duhet te jete komplet ndryshe nga ai qe ka manifestuar zonja Topalli, ne menyre te vecante per te krijuar ne Parlament atmosferen e bashkepunimit dhe jo te besh rolin e provokimit, here pas here, ne menyre te vazhdueshme ne parlament. Eshte per te ardhur keq qe epitete te tilla do t'i shkonin me shume mentalitetit komunist, qe ne e kemi lene pas, dhe me lejoni t'iu kujtoj se eshte pikerisht kjo mazhorance aktuale dhe perfaqesuesit e saj me ne ze, qe i kane krijuar kosto te pariparueshme procesit te integrimit. Kujtoj ketu '96-en, kur ne ishim ne prag te hapjes se negociatave per asociimin, dhe per shkak te zgjedhjeve te manipuluara te '96-es, Shqiperise iu desh ta fillonte procesin nga e para, dhe te humbiste 10 vjet ne procesin e integrimit. Partia Socialiste ne qeverisje, permbushi 97% te negociatave deri ne 2005-en, permbushi edhe kushtin themelor per te mbajtur zgjedhje te lira e demokratike, dhe ne muajt qe pasuan ne tetor te 2005-es, Komisioni Evropian vendosi qe te mbyllte negociatat e asociim-stabilizimit me Shqiperine. Pra do te thote se Partia Socialiste dhe koalicioni qe ajo drejtoi punuan per integrimin. Vizioni yne eshte komplet ndryshe nga vizioni qe ka kjo mazhorance. Vizioni yne nuk eshte per te garantuar mbijetese politike, vizioni yne eshte qe integrimin e shqiptareve, e duam per te rritur cilesine e jetes se shqiptareve, e duam qe Shqiperia te integrohet ne Evrope me dinjitet.

Megjithate ka dhe drejtues te PS-se qe mendojne qe kjo eshte nje tango krize, pra e ngjizur nga te dyja palet? A ndani te njejtin gjykim?

Sigurisht, opozita nuk i eshte shmangur pergjegjesive te veta. Fakti qe ka qene e pranishme ne mjaft seminare per te diskutuar rreth planit te veprimit, dhe me lejoni te bej ne paranteze qe asnje veprim i opozites nuk eshte perfshire ne planin e veprimit te kerkuar nga BE per te zbatuar 12 pikat e perfshira ne opinionin e Komisionit Evropian, dhe sigurisht opozita e ka bere detyren e saj, duke u rikthyer ne Parlament, pas nje bojkoti te pjesshem, duke ofruar nje oferte, duke dhene vizionin e saj edhe per reformat dhe ligjet qe kerkojne nje mazhorance te kualifikuar. I takon mazhorances qe te degjoje me vemendje opsionet e opozites, dhe pse jo, pse te mos i pranoje?! Ne qofte se do te shihet ky proces me seriozitet dhe realisht me sinqeritet per tu integruar ne Bashkimin Evropian, atehere kjo eshte tangoja per te cilen flitet, por edhe ne tango, jo te dy partneret kane te njejtin rol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›