E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Bulqizë, minatorët pezullojnë punën

Minatorët e Bulqizës ka pezulluar sot punën pas shpërthimit të djeshëm në nivelin 16 të minerës, ku një 1 minator ndërroi jetë dhe 8 te tjerë u plagosën.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme ku si pasojë e shpërthimit të gazit metan ka gjetur vdekjen minatori Naim Shyti, ndërsa Basri Toska, Hajri Koçi, bashkë me një tjetër minator ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushatarak të Tiranës. Ndërsa pesë minatorë të tjerë të plagosur gjatë këtij shpërthimi me gaz helmues, po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë një grup ekspertësh nga ministria i kryesuar nga Zv.ministri Neritan Alibali kanë shkuar dje në Bulqizë për të verifikuar nëse shpërthimi ndodhi në një ndër ato zona për të cilat ishte paralajmëruar të mos kryheshin punimet, si pasojë e amortizimit të ambjenteve.
Në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ministri i METE Nasip Naço ka sqaruar dje se shpërthimi ka ndodhur pas vendimit të institucionit që ai drejton për pezullimin e punës në minerë, ndërkohë ka theksuar se do verifikohet për shkelje të këtij vendimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›