Opozita miraton planin per kodin e ri. Mbetet pezull sistemi zgjedhor
Koalicioni opozitar ka permbyllur fazen e diskutimeve rreth ceshtjeve politike te dites per te perpiluar ate qe eshte quajtur si platforma e veprimit politik. Pike kryesore mbetet reforma zgjedhore e cila perben shqetesim te perbashket per partite e vogla por edhe per Partine Socialiste e cila eshte e interesuar per nje kuader ligjor te ri ne kete drejtim. Takimi i djeshem i partive opozitare ka prodhuar dicka konkrete edhe pse ne planin teknik do te jete selia roze ajo qe do te diskutoje me Partine Demokratike ne tryezen e reformes. Sipas deklarimeve te bera dje pas takimit eshte bere e qarte se parimet nga udhehiqet opozita ne kete perballje jane kater dhe ato referojne thuajse te gjitha problemet qe kane dale ne siperfaqe ne dy zgjedhjet e fundit. Opozita do te paraqese platformen me kater pika kryesore. Garanci politike infrastrukturore administrative dhe Kodi Zgjedhor. Garancia politike ka te beje me shkakun kryesor qe eshte vjedhja e zgjedhjeve pra do te garantohet nje paritet i plote tek institucionet dhe mbrojtjen e votes tha socialdemokrati Skender Gjinushi. Konkretisht ceshtjet adresojne debatin mbi sistemin zgjedhor kohen e mbulimit televiziv nga ana e TVSh-se permbushjen e rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it si dhe nevojen e balancimit te institucioneve qe administrojne zgjedhjet. Sikunder eshte bere e njohur tashme problemi qendror ne diskutim do te jete sistemi zgjedhor i cili ne formen e tanishme nuk permbush kerkesat per nje perfaqesim te harmonizuar. Kjo deshmohet edhe nga numri i madh i votave te mbetura te pakonvertuara ne vende ne Parlament ne zgjedhjet e fundit. Ajo qe ka rendesi eshte se dakordesia e selise roze ne kete drejtim eshte me shume ne sensin e nje levizjeje taktike qe synon te qetesoje aleatet e vet edhe pse duhet thene se me ndryshimin e sistemit PS-ja nuk humbet gje. Konsensusi i dhene mbetet gjithsesi brenda kuadrit te tanishem kushtetues cka sugjeron maksimalisht kalimin ne sistemin proporcional rajonal me korrektim kombetar. PS-ja i ka pranuar sugjerimet tona ne pergjithesi por eshte Partia Demokratike ajo qe refuzon kerkesat e bera pasi ajo synon vetem te negocioje dhe zvarrise procesin deklaroi demokristiani Nard Ndoka. Problemet ne komunikimin me PD-ne jane prezente dhe ne kete kuader pezullimi i negociatave te nisura nje muaj me pare nuk gjen shpjegim tjeter vecse me vullnetin politik per te zvarritur procesin. Nga ana e saj opozita formalisht po prezantohet me propozime konkrete dhe keto jane zbardhur disi edhe dje pas takimit te partive ku ka munguar serish kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo dhe ai i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule. Garancite politike dihet qe jane shkaku kryesor i vjedhjes manipulimit deformimit te votes eshte vullneti politik jane politizimet e institucioneve qe merren me zgjedhjet qofte ato direkt qofte ato indirekt sic eshte per shembull KKRT apo KQZ-ja. Pra do te thote qe te garantohet nje paritet dhe nje klime politike e cila garanton sigurisht qe votat te shkojne ne KQZ. Pra paritet e plote vijoi Gjinushi. Ne nje plan me te pergjithshem eshte shprehur aleati tjeter i selise roze Spartak Ngjela i cili ka nenvizuar se refuzimi i shumices eshte i pritshem dhe kjo do te pasoje me nje bllokim te ri te situates politike ne vend. E konceptuam gjendjen si te rende. Saliu nuk do reforme. Ai i ka manipuluar zgjedhjet dhe tani kerkon qe nepermjet ketij petku manipulues te vazhdoje. Ne 2009-n ju ishit me dyshim per manipulimin kur ne kerkuam kutite. Ne 2011-n ia provoi gjithe botes qe ai i manipulon zgjedhjet. Tani do qe te mos kete garanci per zgjedhjet do ta shikojme si do ece me tej. Keshtu nuk hyhet ne Europe u shpreh ai.