E Shtunë, 31 Tetor 2026

Webber dhe Alonso, optimistë për garën e së dielës

Mark Webberi (Red Bull) e Fernando Alonso (Ferrari) shpresojnë që sukseset e tyre të kaluara në Nuerburg, do t`i ndihmojnë që të mposhtin liderin Sebastian Vettel (Red Bull) të dielën në garën për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë.
 

Webberi ka fituar garën e tij të parë në Formula 1, pikërisht në shtegun Nuerburgring më 2009, duke përfunduar gati dhjetë sekonda para Vettelit. Alonso, që ka shënuar fitoren e parë të stinorit dy javë më parë në Silverstone të Britanisë së Madhe, ka fituar dy herë në Nuerbugring në vitin 2005 sa ishte pjesë e Renaultit dhe në vitin 2007 si pjesëtar i McLaren-Mercedesit.

Por, prapë Vetteli do të jetë duke garuar në shtëpinë e tij në Gjermani të dielën, ndërsa ka fituar gjashtë nga nëntë garat e zhvilluara deri më tashti.

“Unë mendoj se Ferrari ka bërë një hap të madh para në garat e fundit dhe në Silverstone ishte i barabartë me ne, në mos edhe më i shpejt. Duhet të jemi realistë. Është me rëndësi të kuptojmë këtë me kohë", ka thënë Vettel.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›