Jep dorëheqjen kryepolici i Dibrës, Shemsi Prençi

Shemsi Prençi
Kryepolici i Dibrës, Shemsi Prençi i ka paraqitur sot dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshsëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Vetem pak dite me pare, ndaj Shemsi Prençit ishte marre masë disiplinore, duke e pezulluar nga puna. Pas kësaj duket se dorëheqja e tij ka qenë e pashmangshme.
Drejtoria e Përgjithshme ka emëruar menjëherë në vend të Prençit, Hasan Gjergjerin. Shemsi Prençi ishte larguar nga pozicioni i drejtuesit të forcave operacionale në Tiranë, dhe prej disa kohësh mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër.