Arrestohet në Londër një shqiptar i shumëkërkuar

Foto Ilustruese
Shqipëri, Itali, Mbretëri e Bashkuar. Një jetë në arrati, duke lënë pas tij gjurmë të krimeve dhe dënimeve. Një ditë më parë është arrestuar në Londër, shqiptari i shumëkërkuar Arjan Prifti, 43 vjeç, mbi të cilin rëndon një listë e gjatë akuzash.
Prifti është i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë. Në Itali gjithashtu në vitin 2000 është dhënë për të në mungesë, një dënim prej 13 vjetësh. Prifti kishte detyruar të prostituonte një të mitur, 14 vjeçare të cilën mësohet se e kishte blerë nga Rumania.
Mediat italiane e cilësojnë si të tmerrshme historinë e 14 vjeçares, e cila u rrëmbye dhe u përdhunua në Rumani. U shit në një ankand vetëm për 3 milion lireta, ndërsa për të paktën pesë herë të tjera ajo u ishte shitur tutorëve të tjerë të prostitucionit. Pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.