E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet shqiptari i dënuar në Itali

Foto Ilustruese

VLORE- Policia e Vlorës njoftoi sot arrestimin e të shumëkërkuarit nga drejtësia italiane, Leonard Tasim Myrtaj, 34 vjeç, banues në fshatin Trevllazër të Rrethit Vlorë.

Arrestimi i tij erdhi pas operacionit të mirëorganizuar të koduar I arratisuri.

Sipas policisë, ky shtetas me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i njohur për lidhjet e tij me Dritan Rxhepaj ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL pasi Gjykata Penale e Firences e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 16 vjet, 11 muaj dhe 2 ditë burg për veprat penale Posedim dhe shpërndarje lëndësh narkotike, Vjedhje, Rrëmbim personi, Ushtrim dhune kundër personave të tjerë, Përdorim i dokumentave të fallsifikuara dhe Hyrje e paligjshme në territorin Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy persona të tjerë, në 3 Tetor 2001 ka  poseduar dhe shitur lëndë narkotikë, në bashkëpunim me persona të tjerë në 11 Prill 2003 në Firenze ka vjedhur një automjet duke dhunuar pronarin e tij, gjatë periudhës 17 dhe 18 Janar 2008 në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka marrë peng një biznesmen Italian të cilin e ka keqtrajtuar dhe kërcënuar dhe më pas e ka lënë të lirë pasi ka marrë shumën prej 12 mijë euro nga familjarët e tij, si dhe një sërë veprash penale të tjera.- thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës.

I arrestuari Leonard Myrtaj, Dritan Rexhepi, 31 vjeç dhe Ylli Ndoi, 34 vjeç janë arratisur nga burgu i Vogeras, në Pavia Itali, vend në të cilin ishin duke vuajtur dënimin.

Policia tha se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›