E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te therrasim babane e kredive te vogla

Mbledhja Kreu i qeverise premton dhenie te huave ekonomike

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise deklaroi se duhet te merreshin masa per te shperndare ne Shqiperi sistemin e mikrokredise. Ne keto kushte Berisha theksoi se eshte i vendosur te bashkepunoje me nobelistin e shquar Muhammad Yunus ne sistemin e mikrokreditit. Sipas Berishes ky sistem do te jete vecanerisht ndihmues per projektin kombetar te ullirit dhe arroreve i cili perputhet plotesisht me konceptet e mikrokreditit. Filozofia jone e projektit kombetar te arroreve perputhet plotesisht me konceptet e babait te mikrokreditit ne bote i cili ka pranuar ftesen tone dhe se shpejti ne vendosim kete sistem te suksesshem. Ne do te bejme gjithcka per te rritur me mbi 100 here druret frutore ne zonat kodrinore e malore te vendit zbuloi Berisha ne lidhje me projektin e qeverise. Nga ana tjeter Berisha ka theksuar se qeveria ka si prioritet edhe si strategji per shfrytezimin e zhvillimin e potencialeve te medha te zonave malore. Ne kete kuader ai e konsideroi si nje mase te domosdoshme miratimin se shpejti ne kuadrin e Komitetit Nderministror per Turizmin te paketes qe perjashton nga cdo lloj takse per 7-8 vjet ne zonat malore ku nuk ka investime. Ne kete kuader ai theksoi se kjo nisme do te beje qe zhvillimi ne keto zona te marre nje hov te ri. Po keshtu Berisha deklaroi se ne mbledhjen e ardhshme do te diskutohej per rritjen e rrogave dhe pensioneve edhe per shkurtimin e ndjeshem te shpenzimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›