Sequi: Shqiperia permbushi prioritet kyce, raporti arritje Rozeta Rapushi
Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sequi, e cilesoi dje nje arritje inkurajuese rekomandimin e Komisionit Europian per Keshillin qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Ne nje konference per shtyp, pas dhenies se progres-raportit te KE-se, krereve te shtetit shqiptar, Sequi, u kujdes gjithashtu te keshillonte dhe te bente thirrje per partite politike qe te plotesojne kerkesat e mbetura, mes te cilave dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2013 me standarde per celjen e negociatave. "Gjate ketyre 11 muajve kemi vene re perparime, sidomos ato qe kane te bejne me marreveshjen politike te nentorit dhe nje dialog te permiresuar politik qe bene te mundur miratimin e reformave kyce", - u shpreh Sequi. Sipas tij, Shqiperia ka bere progres te mire per anetaresimin dhe permbushjen e prioriteteve kyce, qe jane funksionimi i parlamentit, zgjedhja e avokatit te popullit dhe reforma zgjedhore, nderkohe qe po ecen para per sa i perket prioriteteve qe kane te bejne me reformen ne administraten publike dhe permiresimin e trajtimit te te ndaluarve. "Duke marre parasysh kete progres te arritur, komisioni vendosi t'i rekomandoje keshillit te jape statusin e vendit kandidat me kerkesat e parashtruara. Komisioni Europian do te nxjerre nje raport, sapo kerkesat e bera do te plotesohen", - vijoi diplomati. Nga ana tjeter, Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, kerkoi qe klasa politike te punoje me shume dhe te fokusohet ne plotesimin e kerkesave te bera. Ne vecanti, ai permendi gjithashtu se duhet te punohet per qendrueshmerine e reformave te ndermarra dhe zbatimin e ligjit. "Statusi eshte i mundshem. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte permbushja e masave dhe reformave te kerkuara. Une mendoj qe ky eshte nje objektiv qe do te arrihet ne rast se te gjitha palet e perfshira ne proces dhe energjite qe kane, do te perdoren per dialog, me te njejtin vullnet per kompromis, ndergjegjesim per te kuptuar sfidat. Permbushja e te gjithe prioriteteve kyce, do te sillte statusin", - vijoi Sequi. Ne kete kuader, diplomati permendi faktin se nje vit me pare, askush nuk e mendonte se pas marreveshjes se nentorit, Shqiperia do te arrinte te realizonte brenda nje viti nje sere nga reformat kyce. Duke marre shkas nga ky hap, ai tha se ato qe kerkohen mund te realizohen dhe se vleresimi ne progres-raport per punen e bere, eshte inkurajues. "Kane mbetur reforma per t'u realizuar. Nuk shoh asnje arsye pse te mos vazhdoje ky angazhim per reformat", - shtoi ai. Por per ambasadorin e BE, parakusht per celjen e negociatave do te jene zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene ne perputhje me standardet europiane.
Sipas tij, te gjithe kane pergjegjesi per integrimin e vendit, ndersa vleresoi edhe rolin e shoqerise civile per kontributin ne planin e veprimit. Ai falenderoi gjithashtu ministren e Integrimit, Majlinda Bregun, dhe kreun e komisionit te integrimit, Ditmir Bushati, per kontributin dhe ndihmen ne kete proces. Ambasadori Ettore Sequi ka deklaruar se Komisioni Europian do te vijoje asistencen teknike dhe financiare per Shqiperine. Ai theksoi se pavaresisht krizes ekonomike, me te cilen po perballet Europa, ndihma nuk do te ndalet, pasi vete Bashkimi Europian eshte i interesuar per Shqiperine.