E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Berisha: Do te deshmojme se e meritojme Eva Gjura

"Ne keto 22 vite bashkepunimi luajal, intensiv me Bashkimin Europian dhe Komisionin Europian, ky eshte dokumenti me i rendesishem qe kemi marre nga Brukseli deri me sot. Ky eshte nje dokument historik, me te cilin Komisioni Europian, u rekomandon vendeve anetare per Shqiperine statusin e vendit kandidat", - keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha, pas marrjes ne dore te progres-raportit te KE, i cili u dorezua ne kryeministri nga ambasadori i BE-se ne Tirane, Ettore Sequi. Per Kryeministrin, ky eshte vleresimi me i madh qe i behet Shqiperise ne kete 100-vjetor te Pavaresise. Duke falenderuar qytetaret shqiptare dhe administraten e ketij shteti per mbeshtetjen e larte qe kane dhene per procesin e integrimit, Berisha shprehu angazhimin e tij per te punuar me perkushtim mbi kete axhende qe eshte dhe projekti kryesor i ketij shekulli. "Sot te fituar jane qytetaret shqiptare, te cilet mezi kane pritur kete dite dhe une dua te zotohem para tyre, para partnereve tane se do te bej gjithcka per te promovuar kete axhende si axhenda me e mire per te ardhmen e merituar te qytetareve shqiptare", - u shpreh Berisha. Nje vleresim te vecante, kreu i qeverise ka shprehur per kontributin e opozites, e cila, pasi u shkeput nga praktikat e bojkotit dhe bllokimit, beri te mundur votimin ne parlamentin shqiptar, te ligjeve te rendesishme, sic ishte Kodi Zgjedhor, imuniteti dhe ligjeve te tjera. Gjithashtu, Kryeministri ka vleresuar si mjaft pozitiv rekomandimin e KE, e cila kerkon votimin e tre ligjeve, te cilat jane ne parlament. "Une angazhohem te bej cdo gje qe eshte e mundur brenda parimeve te nje sistemi demokratik, qe ato ligje te votohen dhe mund te votoheshin ne besimin tim qe javen qe shkoi. Nuk kerkojme asgje tjeter, vecse pranimin e parimeve me themelore te sistemit demokratik, keto parime nuk kane ngjyra partiake, keto jane parime universale, qe rregullojne qeverisjen e qytetareve", - tha Berisha. Kryeministri ka theksuar me tej se, ky eshte nje proces i vazhdueshem, nje proces jetik per te ecur ne menyre te merituar. Gjithashtu, Kryeministri ka vleresuar si te drejte sugjerimin e raportit per hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vleresimit te ketij procesi. "E konsideroj jashtezakonisht logjike dhe te arsyeshme kete kerkese. Se pari, duhet te zotohem se do te bejme gjithcka per proces zgjedhor te lire dhe te ndershem dhe jemi te vendosur ta demonstrojme kete, para cdo qytetari shqiptar dhe para cdo vezhguesi dhe miku te Shqiperise. Se dyti, eshte gjeja me normale qe fushata elektorale, e cila eshte ne prag te fillimit te saj, te tregohet durim qe pas perfundimit te zgjedhjeve dhe me ato zgjedhje te deshmojme se meritojme hapjen e negociatave", - u shpreh kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›