E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luca Toni i ofrohet Malagas

Agjenti i Luca Tonit ia ka ofruar shërbimet e klientit të tij skuadrës së Malagas, raporton Goal.com.

35-vjeçari është lidhur me një rikthim në Evropë, pasi ka dështuar të lë përshtypje me klubin Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas pensionimit të Ruud van Nistelrooy, Malaga është në kërkim të një sulmuesi me përvojë dhe Toni mund të jetë një opsion për klubin e pasur spanjoll.

“Jemi duke shikuar disa opsione në sulm, ndërsa ka pasur shumë raste që lojtarët na janë ofruar. Po punojmë me qetësi, sepse nuk duam të marrim ndonjë vendim të gabuar”, ka thënë një burim pranë klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›