Kosovë, qeveria nuk e ndërpret financimin e UNMIK-ut

Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërprerë financimin e administratës së UNMIK-ut në pjesën veriore të vendit, ashtu siç kishte planifikuar të bënte, në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas "Koha Ditore" një vendim i tillë ishte parashikuar për t`u marrë më 7 mars 2012.
Megjithatë në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, nuk është përmendur asnjë vendim i kësaj natyre, edhe pse burime nga ekzekutivi nuk e kanë kontestuar informacionin se tashmë e kanë planifikuar “ndërprerjen e financave për UAM-in”.
Një zyrtar i lartë qeveritar ka thënë se vendimi për “mosfinancim të UAM-it” pritet të merret brenda pak muajve në suaza të përgatitjeve për tejkalim të pavarësisë së mbikëqyrur.