E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas rikthehet këtë javë

Cesc Fabregas është në rrugë për t`u rikthyer pas dëmtimit që mori dy javë më parë dhe mund të jetë në fushë në ndeshjen e fundjavës kundër Sevillas.

Ish-ylli i Arsenalit u dëmtua në gju gjatë një seance stërvitore para ndeshjes së Barcelonës kundër Sporting Gijon më 2 tetor dhe që atëherë është mjekuar.

Fabregas pritet që sot ose nesër të zhvillojë seancë të rregullt stërvitore dhe mund të përfshihet për ndeshjen e ardhshme në La Liga.

Barcelona të mërkurën takohet me Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve, por është me pak shanse që 24-vjeçari të jetë i gatshëm për këtë takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›