E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Vëmendje e veçantë për reformën zgjedhore

Në fjalën e tij, ai theksoi se me rëndësi të veçantë në fushën e integrimit është vullneti politik midis palëve, duke vlerësuar bashkëpunimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai e konsideroi përzgjedhjen e Avokatit të Popullit si një 'provë suksesi'. Sequi kërkoi që të hidhen hapa konkretë për të realizuar Plan-Veprimin për integrimin e vendit në BE. "Plan-veprimi është një dokument pune ku duhen parë qartë reformat që duhen zbatuar për integrimin", tha Sequi.

Ambasadori i BE-së theksoi se po ndiqet me vëmendje puna në komisionet e posaçme të reformës zgjedhore dhe ndryshimi i rregullores parlamentare. Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm rolin e shoqërisë civile në reformat për plotësimin e 12 Rekomandimeve të KE dhe të integrimit evropian të vendit.

"Shoqëria civile ka një rol kyç dhe të rëndësishëm në procesin e reformave, pasi ndikon në promovimin e parimeve thelbësore të BE-së që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës", tha ambasadori. Ai shtoi se Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino do ta vizitojë sërish Tiranën, duke dëshmuar rëndësinë që BE i jep procesit të integrimit të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2012-02-15 14:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›