E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi e Molnari: Ka vetëm një rrugë për klasën politike

Sipas tij, ky dialog do t’i hapte rrugë kryerjes së reformave të duhura për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai citoi këtu edhe deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE-së për Shqipërinë, posaçërisht pikën 4 të këtij dokumenti. “Bashkimi Evropian i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që në mënyrë urgjente t’i kthehen dialogut politik dhe të mbyllin ngërçin e tej zgjatur. Ky dialog është me rëndësi për funksionimin normal të institucioneve ku përfshihet funksionimi i Parlamentit për të kryer reformat integruese”, tha ai, duke cituar dokumentin.

Sequi kërkoi nga klasa politike shqiptare që integrimit të konsiderohet si një agjendë kombëtare.

Ndërsa ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari, solli rastin e vendit të tij për bashkëpunimin politik për integrimin.

“Një mësim që kemi nxjerrë ne, ka qenë që elita ka arritur një marrëveshje: çfarë do lloj legjislacioni që kishte të bënte me integrimin do të miratohej nga çdo parti politike. Ne i jemi përmbajtur asaj dhe ja kemi arritur. Këtë e kanë bërë edhe vende të tjera që janë përfshirë në BE”, theksoi ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai shtoi se alternativa e vetme për Shqipërinë është dialogu. “Rruga e vetme për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë ne BE mbetet dialogu politik mes qeverise dhe opozite dhe plotësimi i kritereve të lëna si detyre nga KE”, tha ai.

Duke folur për vendimin që pritet të merret nga Kolegji Zgjedhor, Molnari tha se sido që të jetë ai vendim, duhet të pranohet. “Pavarësisht vendimit që mund të ndërmarrë Kolegji Zgjedhor, ju duhet ta pranoni pasi vendimet e institucioneve të pavarura duhet të respektohen”, u shpreh ai. Konferenca u organizua me rastin e mbylljes së presidencës së Bashkimit Evropian nga ana e Hungarisë. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-30 11:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›