E Diel, 1 Nëntor 2026

“NATO nuk furnizon kryengritësit libianë me armë”

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen të enjten, duke folur para reporterëve në Vjenë, raporton DW-ja. Rasmusen tha gjithashtu se ai nuk ka informacione për vende të tjera që furnizojnë kryengritësit libianë.

Franca është vendi i parë Perëndimor që ka pranuar se po furnizon me armë kryengritësit në Libi. Lajmi u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm francez në Paris.

Kryetari i Këshillit të Përkohshëm libian, Mahmud Xhibril po zhvillon një tur mbështetjeje në Evropë. Xhibril takohet sot me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle. /Start/

                                                                                             2011-06-30 15:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›