Përfundon numërimi, nuk dihet fituesi

Deri me tani nuk ka asgje zyrtare, per shkak se rezultati teper i ngushte eshte ende ne shqyrtim nga KZAZ 49.
Nderkohe, fitoren e pretendojne te dyja palet...
(vazhdon...)
###################################
Kur ka mbetur vetem nje kuti nga perfundimi i numerimit te procesit per kryetarin e Bashkise se Tiranes, diferenca eshte me pak se 100 vota ne favor te Bashes.
Ne kutine e gjashte te numeruar sot, ate 18/55, Edi Rama ka marre 90 vota me shume, ndersa ne kutine 18/55-1, kandidati socialist ka marre rreth 110 vota me shume.
Tashme, kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes do te percaktohet nga kutia e fundit qe ka mbetur pa numeruar.
(13:55) - Ashpërsohet gara, Basha 270 vota përpara
Kur kanë mbetur edhe tri kuti nga përmbyllja e procesit të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, udhëheq me 270 vota më tepër se rivali i tij, Edi Rama.
Sipas të dhënave më të fundit të KQZ-së, z. Basha ka marrë 124 138 vota, ndërsa z. Rama ka 123 868.
Pra, kur kanë mbetur edhe tre kuti pa numëruar, Lulzim Basha ka 270 vota më tepër.
(10:45) - Nis puna për numërimin e tetë kutive të fundit
Më në fund ka nisur procesi i numërimit për tetë kutitë e fundit në Njësinë nr. 5, të cilat do të vendosin për fatin e kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.
Procesi i numërimit për këto tetë kuti ishte përcaktuar të fillonte në orën 08:00, por grupet e numërimit e nisën punën në orën 10:30.
(10:10) - Numërimi nuk ka nisur ende, Arvizu e Sekui në KZAZ
Tiranë – Procesi i numërimit të votave për tetë kutitë e mbetura në Njësinë 5 nuk ka nisur ende, megjithëse kanë kaluar më tepër se dy orë nga afati i përcaktuar për fillimin e tij.
Grupet e numërimit nuk janë grumbulluar ende në tavolinat e numërimit, ndërkohë që vëzhguesit e huaj dhe gazetarët po presin në ambientet e shkollës “Vasil Shanto”, ku është instaluar KZAZ 49.
Ambasadori amerikan Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Etore Sekui, ishin të parët që mbërritën në KZAZ 49, duke treguar interesin e madh për mbarëvajtjen e numërimit të votave.
Aktualisht për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë numëruar 477 kuti nga 485 sa ka gjithsej. Kur duhet të numërohen edhe tetë kuti, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, ka 123 348 vota, kundrejt 122 777 votave të marra nga kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama. /Start/
2011-05-14 10:10