Sequi takon Ramën në silinë rozë

Ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi takon kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë. Ky takim vjen në një kohë kur ditën e djeshme, ai ka deklaruar se situata aktuale politike në vend mund të ngadalësojë ritmet integruese të vendit.
Sipas tij liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, por është vetëm një hap në rrugën e gjatë, për të cilën kërkohet vendosmëri dhe angazhim i plotë.
Në këtë takim pritet të flitet për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e 8 majit, ashtu sikurse ambasadori kërkoi që ato të jenë në të njëjtën linjë me standardet e kërkuara nga BE.