E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi:Qytetarët të informohen për integrimin

Integrimi i vendit në Bashkimin Europian është çështje e gjithë shoqërisë prandaj qytetarët duhet të informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në pronovimin e revistës “EuroSpeak” e cila do të ketë si bazë çështjet e integrimit europian.
“Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qyt janë atë që dotë bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato” ka theksuar Sequi.
Sipas ambasadorit Sequi, qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë është integrimi dhe çfarë është Bashkimi Europian për ta.
“Ju së bashku me ne duhet të ndajmë të njëjtën vision, të njëjta parime për të ardhmen. Të gjithë të kemi mundësinë të përgjigjemi pyetjes “Pse është integrimi në favorin tim?” theksoi Sequi ndërsa shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje.
“EuroSpeak” është një revistë e pasur me informacion të përditësuar dhe analiza mbi çështje të integrimit europian, me fokus të veçantë mbi zhvillimet e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Ajo synon të zvogëlojë hendekun aktual informativ mbi tema të tilla duke aspiruar të propozojë analizë cilësore dhe të pavarur e cila shkon përtej listimit të thatë të fakteve apo deklaratave të politizuara mbi integrimin në BE që ndeshen shpesh në media.
Përpos artikujve të shkruar nga stafi i revistës, lexuesi mund të gjejë dhe një përzgjedhje artikujsh të publikuar në mediat më të mira të specializuara në mbulimin e çështjeve të BE-së, duke kursyer kështu kohën për t`i kërkuar ato.
Duke përfshirë një gamë të gjerë çështjesh, EuroSpeak u drejtohet shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare duke synuar kështu përfshirjen graduale të qytetarëve në debatin publik mbi procesin e Integrimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›