Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Në ditën e dytë të qëndrimit në Turqi, kreu i vendit Bamir Topi mori pjesë në Këshillin e përbashkët të biznesit shqiptaro-turk në Stamboll.
Në fjalën e tij kreu i shtetit ka theksuar se Shqipëria dhe Turqia janë vende aleate strategjike në rajon dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
"Shqiptarët që jetojnë në Turqi na lidhin më shumë. Vëmendja e politikës ndaj biznesit është domosdoshmëri. Politika duhet të bëjë lehtësime ligjore ndaj biznesit, me qëllim inkurajimin e mëtejshëm të tij", tha Topi ndërsa ka theksuar se raportet ekonomike nuk duhet të jenë në nivelin e atyre politike.