Sequi:Duhet të përshpejtoni me reformat

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar nga palët politike në Shqipëri të arrijnë dialogun për përmbushjen e reformave të rëndësishme për vendin. Nga qyteti i Shkodrës ku ka inspektuar punimet e një rruge të financuar nga BE-ja, ambasadori Sequi kërkoi përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.
“Nuk duhet humbur kohë për përmbushjen e marrëveshjes së nëntorit. Koha është në limit për përmbushjen e reformës zgjedhore. Pozita dhe opozita të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore. Ne kemi besim te dialogu dhe shpresoj që politika të plotësojë kushte për marrjen e statusit kandidat” theksoi Sequi.
vijon..