Ferrari prezanton nesër makinën e re F2009
Makina e re Ferrari do të debutojë në Muxhelo dhe jo në Fiorano siç ishte parashikuar.Shtëpia e Maranelos është e detyruar të ndërrojë programin e së hënës më 12 janar për shkak të kushteve klimaterike shumë të vështira.Në fakt cirkuiti I Fioranos është I mbuluar me dëborë që prej disa ditësh për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe nën zero të kësaj periudhe. Ferrari do të jetë skuderia e parë që do të prezantojë makinën e saj për sezonin 2009.Pas paraqitjes së të dhhënave teknike të makinës Felipe Massa do të debutojë në pistë me makinën që do të quhet F2009 Edhe për këtë sezon kokëkuqja do të zbresë në pistë me dy pilotët e vitit të kaluar Felip[e Massa dhe Kimi raikonen.Sezonin e kaluar kokqkuqja nga Maranello arriti të fitojë titullin për konstruktorë dhe ishte shumë afër edhe titullit për pilotë por vetëm në metrat e fundit britaniku Luis Hamilton I bëri një surprizë të keqe Massas duke fituar titullin e tij të parë në Formulën Një.Finlandezi Kimi Raikonen është piloti që me skuderinë nga Maranello ka fituar titullin Kampion ndërsa braziliani Felipe Massa ndoshta do të provojë përsëri këtë vit me F2009 e tij të re