Sfidat e sistemit te drejtesise ne Kosove

Ne Kosove autoritetet paralajmeruan ndryshime ne infrastrukturen ligjore per te mundesuar nje shkalle me te larte te fuqise dhe pavaresise se prokurove. Keto paralajmerime u bene gjate paraqitjes se nje raporti te punes se prokurove ne Kosove me crast u diskutuan perpjekjet per te tejkaluar sfidat me te cilat perballet sistemi i drejtesise nder me te kritikuarit ne Kosoven e pasluftes.
Perfaqesues vendas e nderkombetare te sistemit te drejtesise ne Kosove thane sot se vendosja e sundimit te ligjit eshte nje prej segmenteve me te rendesishme te integrimeve evropiane. Ata e vune theksin ne perpjekjet per te tejkaluar sfidat me te cilat perballet ky sistem nder me te kritikuarit ne Kosoven e pasluftes. Kryeprokurori i EULEX-it Johhanes van Wressvijk tha se gjerat kane ndryshuar pozitivisht gjate tri viteve te fundit.
Prandaj i bej thirrje shoqerise civile qe te pushoje se ankuari per prokuroret e korruptuar. Ata qe ishin te tille nuk jane me ne sherbim. Gjate vitit 2010 kishte vetem dy raste te ankesave ndaj prokuroreve qe ne pikepamje statistikore eshte mjaft domethenese. Koherat kane ndryshuar ne Kosove tha ai.
Ndersa kryeprokurori i Kosoves Ismet Kabashi tha se po rritet besimi tek prokuroret te cilet nga ana e tyre kane detyra me peshe perballe proceseve te gjithembarshme ne Kosove.
Ne duart e prokuroreve eshte nje nga segmentet me te rendesishme te integrimeve evropiane te Kosoves. Sigurimi i sundimit te ligjit dhe prokuroret e dine se kete ia kane borxh Kosoves tha ai.
Zoti Kabashi tha se nje nder synimet kryesore eshte lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit duke nenvizuar rritjen e numrit te rasteve te ndjekjeve te personave te perfshire ne keto dukuri.
Vetem gjate muajit te kaluar vetem ne Prishtine jane rritur 38 akuza per korrupsion tha kryeprokurori Kabashi.
Ministri i drejtesise Hajredin Kuqi njeheresh zevendeskryeminister i Kosoves paralajmeroi plotesimet dhe ndryshimet e infrastruktures ligjore.
Ne bashkepunim me faktorin nderkombetar po rishikohen kodet penale ne menyre qe ato te reflektojne praktikat me te njohura dhe me te persosura nderkombetare. Ne kete fushe po bashkepunohet me nje sere ekspertesh vendor dhe nderkombetare ne menyre qe prokuroret tane te iu jepet forca dhe mjetet e tjera te nevojshme per luftimin e kriminalitetit dhe te krimit te organizuar qe te jene me efikas gjithmone duke respektuar te drejtat e njeriut ashtu si behet ne vendet demokratike te botes tha zevendeskryeministri Kuqi.
Sistemi i drejtesise sipas vezhguesve vazhdon te perballet me sfida te rendesishme sic jane korrupsioni dhe krimi i organizuar garantimi i pavaresise se prokuroreve e gjykatesve dhe ndertimi i nje sistemi shumetnik e te paanshem te bazuar ne parimet e qendrueshme te sundimit te ligjit.