E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita ne Shqiperi vendos te organizoje protesta per lirite themelore

Partia Socialiste e opozites vendosi sot qe nise nje seri protestash per te mbrojtur sic u shprehen drejtues te saj lirite themelore te njeriut nje prej te cilave edhe e drejta e votes.

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci deklaroi pas nje mbledhje te gjate te politikaneve dhe deputeteve opozitare se KQZ ndermori veprime qe nuk duhet te ndodhnin sepse ishin ne kundershtim me ligjin. Ai theksoi se KQZ permbysi rezultatin qe u pa nga te gjithe ne ekranet e numerimit prandaj qytetaret duhet te reagojne per te mbrojtur lirite e tyre.

Zgjedhja jone eshte e qarte. E vetmja rruge per ne eshte rruga e revoltes popullore qe nga kryetari i opozites deri tek cdo deputet e te cdo kryetar i sapo zgjedhur bashkie apo komune ne do te jemi ne balle te revoltes.
Apeli yne per cdo qytetar te ndershem te ketij vendi eshte te bashkohet me ne paqesisht por vendosmerisht. - tha zoti Ruci.

Selia e PS ishte sot gjithe kohes e mbushur me perkrahes te opozites dhe sapo degjuan deklaraten e zotit Ruci ata u nisen drejt KQZ per here te dyte nga protesta e mengjesit. Pak me heret kryeministri Sali Berisha tha ne mbledhjen e qeverise se maxhoranca ka pranuar cdo rezultat por eshte opozita dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama qe po ushtron presion ndaj KQZ qe te beje perfundimtare te dhenat paraprake duke kerkuar qe te lihen pergjysem procedurat ligjore.

Sipas zotit Berisha cilesia e zgjedhjeve vendore dhe transparenca e tyre eshte ne nivelin me te larte.

Te gjithe njerezit e interesuar ndoqen drejtperdrejt ne televizione dhe ne rrjete elektronike te dhenash cdo detaj te procesit - tha zoti Berisha.

Sipas tij opozita duhet te largohet nga KQZ dhe as ti beje presione sepse nuk duhet te pengoje institucionet demokratike qe te punojne te qeta ne zbatimin e ligjit. KQZ qe eshte zgjedhur me vota unanime dhe opozita nuk duhet te kercenoje zyrtaret shteterore ne detyre - tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›