E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë

KALLAMATA - Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kallamatës në Greqi, ku një emigrant shqiptar, 35 vjec është gjetur i ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa fëmija e tij 3 vjecar është therur me thikë dhe trupat e tyre janë gjetur në makinë të hedhur në kanal.

Kufomat u gjetën në një kanal në fshatin Plati të Kalamatës.

Ishte një kalimtar grek, i cili pa makinën në kanal dhe mendoi se ishte aksident. Menjëherë ka njoftuar policinë dhe ambulancën. 

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, konstatoi se 35 vjecari ishte ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3-vjeçar kishte një plagë të rëndë thike në qafë.

Sipas banorëve të zonës, emigranti shqiptar jetonte në Plati të Kalamatës, ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri. Muajt e fundit, ai merrte në Greqi bashkëshorten dhe djalin e tij 3-vjeçar. Thuhet se viktima ka edhe një djalë më të madh, i cili jeton në Shqipëri.

Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të gjithë e përshkruajnë si një njeri familjar, të rregullt dhe shumë punëtor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›