Energjia elektrike, Rama: Koha për liberalizimin e tregut
TIRANË- Kreu i opoziës Edi Rama ka reaguar në lidhje situatën e tregut energjitk në vend, në kohën kur Enti Rerrullator i Energjisë i Energjisë po mban seancën dëgjimore për rritjen ose jo të faturave elektrike.
“Shqiptarët po paguajnë përdite e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është. Treguesit janë më të këqinjtë e të gjitha kohërave pas 97-ës në menaxhimin e energjisë, vjedhjet janë më të mëdha se asnjëherë po ashtu”,- shkruan në faqen e tij zyrtare të tij në twitter, Rama.
Kreu i socialistëve bën thirrje se ka ardhur koha për liberalizimin e plotë të tregut të energjisë, ndërkohë ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka rritur 300% më shumë barrën e familjeve shqiptare për faturën e energjisë.
“Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve të klientelave familjare të pushtetit në këtë sektor. 300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut. Është koha që kush fiton më pak të paguaje më pak”,- nënvizon kreu i PS, Edi Rama.
(el.me/BalkanWeb)