Kodi Zgjedhor, Topi: Të miratohet në kohë, pa emocione partiake
TIRANË- Kreu i shtetit pret nga komisioni Ad Hoc i reformës zgjedhore miratimin në kohë të kodit zgjedhor, pa emocione partiake.
Presidenti i vendit Bamir Topi, gjatë një prononcimi për mediat pas vizitës së tij në panairin “Klik Ekspo Klik”, duke i uruar punë të mbarë Komisinit për Reformën Zgjedhore, e ka vlerësuar nisjen e punës së komisionit Ad Hok si hap pozitiv, në të mirë të vendit.
“E shikoj si sinjal të mirë se nga deklaratat njerëzit janë në punë dhe ku konkretizohet puna është komisioni. Uroj që ndryshe nga herët e tjera komisioni t’i mbyllë punët në kohë, se eksperiencat jo të këndshme nga e kaluara kanë treguar që kodi miratohet ditën e fundit. Duke e miratuar në kohë, palët do e kenë më të thjeshtë për infrastrukturën, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për popullin dhe duhet që ai të njihet me ligjin e të shkojmë në zgjedhje që të mos kontestohen më”- deklaroi Topi.
6 parti parlamentare vihen sot përballë njëra-tjetrës në të parën mbledhje të komisionit Ad Hoc për refomën zgjedhore. Palët kanë gati paketën e propozimeve kurse pika më e nxehtë që mund të shkaktoje debate është cështja e sistemit zgjedhor.
(el.me/BalkanWeb)