Stefanovic: Barrikadat e kryen rolin e tyre
MITROVICE-Në prag të fillimit të raundit të tetë të dialogut me delegacionin e Kosovës në Bruksel, Stefanovic tha se KFOR-i duhet të ndërpresë heqjen me forcë të barrikadave, kurse serbët t’i braktisin ato.
“Barrikadat e kanë kryer rolin e tyre pasi penguan autoritetet e Prishtinës që të vendosin në pikëkalimet administrative doganierët dhe policët e vet”, është shprehur Stefanovic.
Shefi i ekipit negociator serb, Borillav Stefanovic deklaroi se me gjithë situatën e rëndë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, do të bëhen përpjekje që të arrihen marrëveshje rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale dhe rreth pikëkalimeve kufitare, të cilat sipas mediave serbe ky i quan pikëkalime administrative.
“Para nesh është një ditë e gjatë, por do të bëjmë çdo gjë për të tejkaluar dallimet e mëdha që ekzistojnë mes nesh”, ka thënë Stefanovic.
(d.b/BalkanWeb)