E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët bllokojnë EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në veri

Serbët e veriut të Kosovës kanë ndaluar sot herët në mëngjes në Rudare automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinje, njoftojnë mediet beogradase.

Sipas tyre, pas një ndalese të shkurtër kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.

Serbët nga kjo pjesë problematike e Kosovës po kujdestarojnë në këtë rrugë magjistrale që dërgon në Jarinje, sepse po kundërshtojnë vendosjen e kufirit me Serbinë.

Ata po kundërshtojnë të paguajnë doganën në shtetin e Kosovës të cilin nuk e njohin./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›