E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Nuk i japim serbët e Kosovës për datën?

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BË në Bruksel, Ketrin Eshton, se pas këtij takimi mund të jetë më e qartë nëse është e mundshme të gjendet zgjidhja për bashkësinë serbe në Kosovë dhe ka cekur se Serbia për hir të datës do të heq dorë nga politika e vet dhe zgjidhja kompromise që ofron.

 Në intervistën pëër “Veçernje novosti”, Daçiq ka thënë se “nuk mund të pranojmë asgjë që nuk e siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

“Prishtina po i hedh poshtë propozimet tona për Bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe ekskluzivisht të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive dhe këtë krejt qartë do t’ua themi edhe zyrtarëve në Bruksel”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia për hir të marrjes së datës nuk do të heq dorë nga politika e vetë dhe zgjidhja kompromise që ofron.

Sipas kryeministrit serb, “ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”, transmeton rtk.

Të gjithë duhet ta kenë plotësisht të qartë, ka theksuar Daçiq, se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet që në verë ta marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. “Kjo assesi nuk nënkupton se po heqim dorë nga rruga evropiane e Serbisë, sepse Serbia abolutishtë e ka merituar datën”, ka nënvizuar pos tjerash kryeministri Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›