Serbët bllokojnë rrugën

Rreth 30 serbë të veriut kanë protestuar edhe sot kundër zbatimit të marrëveshjes mbi menaxhimin e integruar të vendkalimeve (IBM).
Protesta është mbajtur në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, respektivisht në Rudare.
Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë, ka thënë se, protesta ka përfunduar e qetë, ndërsa rruga Mitrovicë-Leposaviq ka qenë e bllokuar për rreth një orë.
Ai tha se ky grup protestuesish vazhdimisht po shprehin pakënaqësitë e tyre kundër zbatimit të marrëveshjes së IBM-së./Indeksonline/