Rrëfimë tragjike nga Bangladeshi

Ajo është njëra prej mijëra viktimave të dhunës ndaj grave në Bangladesh. Quhet Nurbanu dhe tragjedia e saj filloi pas 18 vjetësh martesë kur e kapi të shoqin e saj me një femër dhe nisi të kërkonte divorcin. Tetë ditë më vonë ndërsa ajo po gatuante në shtëpi, i shoqi i cili nuk e përtypte dot divorcin zbriti nga motoçikleta dhe i hodhi asaj acid në fytyrë duke e verbuar e shpërfytyruar tërësisht.
Edhe pse u fsheh nga drejtësia ai u kap dhjetë muaj më vonë dhe u burgos për një vit. Megjithatë ai doli se Nurbanu u detyrua të nënshkruante një deklaratë për lirimin e tij. “Nëna e tij më detyroi të nënshkruaja një deklaratë për lirimin e tij. Ajo përdori djemtë e mi për të më bindur që të martohem sërish me të. Njerëzit do mendojnë se një burrë kujdeset për gruan e tij të verbër. Por nuk ndodh kështu,” është shprehur Nurbanu e cila nuk do ti bindet rregullave zakonore.
Sipas saj ai jo vetëm që nuk kujdeset për të por dhunohet sërish. “Përditë me rreh pa asnjë shkak…Kështu shkojnë ditët e mia,” përfundon ajo rrëfimin tragjik./Indeksonline/