Maxhuni mbron policët: Kanë kryer punën e tyre

“Policët tan kanë qenë duke kryer detyrën në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Unë nuk i fajësoj për asnjë moment ata. Kane qenë të zënë në mënyrë tinëzare nga serbët ndërsa prapa tyre qëndron Ministri i Brendshëm, Ivica Daciq. Ju garantoj se nëse do të kishte shkëmbim zjarri pasojat do të ishin më të mëdha”, kështu ka thënë Maxhuni gjatë një interviste në “Klan Kosova”.
Ai në vazhdimësi përsëriti se këto janë veprime të ministri Daciq i cili nëpërmjet këtyre veprimeve po tenton të marr më shumë pushtet në Serbi. Maxhuni ka shpjeguar se që nga momenti i parë kur policët u kapën nga serbët kanë qenë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë deri të lirimi i tyre. Ai shpjegoi se nesër do të takohet personalisht me ta për të shpjeguar gjitha detajet e ngjarjes, transmeton indeksonline.