Ekipi i Atlantis dhe ai i Stacionit te Hapesires bashkojne nje module me stacionin

Ekuipazhi i anijes amerikane te hapesires Atlantis dhe ai i Stacionit Nderkombetar te Hapesires bashkuan nje module 12 presje 5 toneshe me stacionin e hapesires. Moduli eshte i ngarkuar me me shume se 4 tone pjese kembimi pajisje dhe furnizime ushqimore per operacionet ne hapesire pergjate vitit 2012.
Nderkohe agjencia amerikane e hapesires Nasa po ndjek nje cope mbetjeje nga nje anije ruse hapesire qe endet ne hapesire. Specialistet thone se kane besim se nuk do tu duhet te ndryshojne pozicionin e stacionit nderkombetar apo te anijes Atlantis per te shmangur perplasjen. Fillimisht pati shqetesime se mbetja mund te perplasej me stacionin apo anijen te marten.