Presidenti Obama Takimet me drejtuesit e Kongresit do te jene te perditshme

Presidenti Obama tha se takimet me drejtuesit e Kongresit do te jene te perditshme derisa te arrihet nje marreveshje mbi tavanin e borxhit dhe deficitin buxhetor. Ne nje konference shtypi qe perfundoi para pak minutash ne Shtepine e Bardhe presidenti tha se drejtuesit e kongresit jane dakort se eshte e papranueshme qe Shtetet e Bashkuara te mos jene ne gjendje te bejne pagesen e borxhit. Po ashtu ai tha se eshte rene dakort per nje sere shkurtimesh buxhetore ne sektoret e mbrojtjes dhe te shendetesise. Por ai tha se ka ende shume pune per tu bere qe te arrihet nje marreveshje.
Presidenti shtoi se ai nuk do te pranoje nje marreveshje afatshkurter por kerkon arritjen e nje zgjidhjeje te pergjithshme qe do te trajtonte si deficitin buxhetor ashtu edhe tavanin e borxxhit qe percaktohet nga Kongresi. Bisedimet me republikanet pritet te rifillojne sonte. Marreveshja duhet te arrihet deri me 2 gusht ose perndryshe qeveria amerikane nuk do te ishte ne gjendje te bete pagesen e radhes te kestit te borxheve nje ngjarje kjo e paprecedente. Sekretari i Thesarit Timothy Geithner tha se ne se Kongresi nuk ngre tavanin e borxhit qe mund te marre qeveria qe aktualisht qendron ne shifren e143 trilione dollareve kjo do te kishte sic u shpreh ai pasoja katastrofike per ekonomine amerikane.