Shutanovac: Kosova, çështje e pa ‘zgjidhur’
Beograd - Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac ka deklaruar se siguria rajonale nuk është stabilizuar plotësisht dhe se sipas tij, faktor destabilizimi është çështja e "pazgjidhur" e Kosovës. "Një nga faktorët kyç të destabilizimit të rajonit është çështja e pazgjidhur e Kosovës", ka thënë Shutanovac sot në hapje të Konferencës së tretë rajonale në Beograd të kryeshefave të shtatmadhorive të vendeve të ballkanike, duke shtuar se në rajon nuk janë eliminuar rreziqet nga ringjallja e dhunës.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e shtatmadhorive të Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Rumanisë dhe Turqisë si dhe përfaqësuesit e NAT0-s dhe Bashkimit Evropian. (qik-start)