India e gatshme të ecë në rrugën e paqes me Pakistanin
Nju Delhi - India shprehet e gatshme për të shkuar përtej “takimeve të përzemërta” me Pakistanin, nëse këta të fundit eliminojnë militantët. Deklarata erdhi nga vetë kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, pas tensioneve mes këtyre dy vendeve, të cilat pasuan sulmet e përgjakshme në Bombei.
India kishte vendosur bllokimin e bisedimeve me rivalët bërthamorë, pasi Nju Delhi fajësoi militantët pakistanezë të Lashkar-e- Taiba (LeT) për sulmet e përgjakshme në kryeqendrën financiare indiane në Bombei.
"Pres që qeveria e Pakistanit të përdorë çdo mjet në dispozicionin e tyre për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet e kryera në të kaluarën, përfshi edhe sulmet në Bombei", deklaroi kryeministri indian gjatë një fjalimi para parlamentit.
Fjalimi u zhvillua vetëm një javë pas fitores së bindshme të Singh në zgjedhjet që i dhanë qeverisë së drejtuar nga Kongresi pushtet të fortë në mandatit e saj të dytë.
"Nëse liderët e Pakistanit kanë kurajën, vendosmërinë dhe aftësitë politike për të ndërmarrë këtë rrugë paqeje, dua t'ju komunikoj se do të jemi të gatshëm për ta vazhduar këtë rrugë së bashku", theksoi Singh.