Maqedonasit në dilemë për identitetin e tyre
Shkup -Identiteti i maqedonasve është bërë mollë sherri në Parlamentin e Maqedonisë. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia më e madhe opozitare kanë shfaqur kontradikta lidhur me këtë çështje. “Maqedonia ka vetëm maqedonas dhe mendoj se është koha e fundit që politikanët të ndërpresin ndarjet e popullit në antik, slloven apo nuk e di se çfarë”-deklaroi Gruevski duke shtuar se qytetarëve u duket e tepruar ndarja e tyre në linja partiake.
Sipas tij, të gjithë janë maqedonas dhe duhet bashkërisht të vazhdojnë të ndërtojnë Maqedoninë pa asnjë ndarje. Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate (LSDM) drejtoi akuza ndaj pushtetit dhe Gruevskit se është gjenerator i ndarjeve dhe politikës izoluese.
“Të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ashpër po kundërshtojnë serinë e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve, por gjithashtu edhe anketat e fundit tregojnë se qytetarët janë kundër politikës së tillë”, ka theksuar zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankovic. Sipas tij, Qeveria e Gruevskit ka zgjedhur mënyrën më të keqe për bërje të politikës. “Kështu nuk mbrohet identiteti kombëtar maqedonas, përkundrazi ai po rrezikohet”, ka theksuar Stankovic.