E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shqipëria në krizë

Tiranë-Deputeti Arben Malaj nga Partia Socialiste deklaroi këtë të diel, se qeveria shqiptare po injoron shqetësimet e ndërkombëtarëve për krizën ekonomike. “Siç jeni informuar, të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare të ketë parasysh rënien e ritmeve të rritjes ekonomike, bile paralajmërimi i fundit nga FMN dhe BB është që kjo rritje do të jetë më e vogël se 3,7%”-theksoi Malaj.

Malaj tha se të gjitha vendet e rajonit, do të kenë ulje ekonomike gjatë vitit 2009, ndërsa Shqipëria sipas tij, nuk mundet kurrsesi të “shpëtojë”, nga ulja e shkëmbimeve tregtare dhe për pasojë edhe nga ngadalësimi i zhvillimit ekonomik. Deputeti socialist tha gjithashtu se sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, ndodhen në rënie ekonomike dhe po kërkojnë bashkëpunim me qeverinë për të minimizuar risqet.

Disa prej faktorëve sipas Malajt që ndikojnë në uljen e rritjes ekonomike, janë: i financimet e huaja janë në pikën zero, vendet ku ndodhen emigrantet janë prekur rëndë nga kjo krizë, monedha kombëtare po zhvlerësohet jo pak, etj.

“Në kushtet e rënies së ritmeve të rritjes ekonomike, rënies së ritmeve të të ardhurave, në kushtet që deficiti buxhetor rritet dhe kostoja e tij po ashtu rritet, ekonomia shqiptare do të detyrohet të shtrëngojë rripin duke reduktuar shpenzimet jetike dhe duke ulur ritmin e investimeve publike”-përfundoi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›