E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Veriut, bllokada në Jarinë

27-07-2012 / Gazeta 55

Bllokadat në shenjë proteste për lëvizjen e automjeteve me mallra

Rreth 100 serbë të Leposavicit dhe Leshakut, kanë bllokuar rrugën nga kufiri me Serbinë në Jarinje e deri në Rudnice, një fshat ku dyshohet për një varr masiv në afërsi të Rashkës. Sipas mediave lokale serbe, serbët kanë bllokuar rrugën të pakënaqur me lëvizjet e automjeteve, të cilat transportonin mallra komerciale. Siç ka deklaruar kryetari ilegal i Leposavicit, Dragisha Vasic, qytetarët konsiderojnë se kjo është edhe një përpjekje që në vendkalimet kufitare të instalohen institucionet e Kosovës dhe që kjo pjesë e krahinës, siç ka thënë ai, të integrohet në sistemin kosovar. Ai më tej ka shpjeguar se qytetarët që kanë bllokuar rrugën po lejojnë kalimin vetëm vetëm për automjetet e udhëtarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›