E Diel, 1 Nëntor 2026

Sula: Opozita po tregon se nuk është dakord për heqjen e imunitetit

27-07-2012 / Gazeta 55

Ligjvënësi demokrat thotë se imuniteti të Shqipëri është një mur i vërtetë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula shprehet se me linjën politike që opozita po ndjek, tregon se nuk është dakord për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Sipas tij, kjo gjë u vërtetua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Legjislacionit, kur përfaqësuesit e pakicës nuk votuan në tërësi mbi ndryshimet kushtetuese.

Ligjvënësi demokrat thotë se imuniteti të Shqipëri është një mur i vërtetë, përmes të cilit nuk mund të kapërcehet. Sipas tij, nëse ekziston indicia më e vogël për një vepër antiligjore nga një zyrtar i lartë, nuk mund të kryhet asnjë veprim, pasi ligji e ndalon.

Heqja e imunitetit, në këndvështrimin e deputetit Sula përbën një hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë në funksion të ecjes përpara drejt integrimit evropian.
Sipas tij, votimi më 6 gusht do të ishte një sinjal shumë pozitiv që do t’i dërgohej Brukselit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›