E Diel, 1 Nëntor 2026

Omari : Ndryshimi i parë në Kushtetutë, zgjedhja e presidentit


Luan Omari, një nga hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë thotë se ndryshimet që iu bënë ligjit themeltar të shtetit në prill të 2008 prishën balancën mes pushteteve dhe tashmë është koha që disa nene të saj të rishikohen.
 

Zgjedhja e presidentit ,thotë Omari, duhet të jetë pika e parë e ndyshimeve në Kushtetutë, duke vlerësuar se kreu i shtetit duhet zgjedhur nga parlamenti, por me shumicë të cilësuar.
 

Sa i përket reformës parlamentare të kërkuar nga opozita, dhe veçanërisht ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit profesori i shkencave thotë se për shkak të veçantisë së tij, referencë nuk mund të jetë PE, siç pretendon maxhoranca.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›