Serbët e veriut do të dalin në zgjedhje por “i duan edhe disa sqarime”

Kreu shtetëror serb i ka ftuar serbët e veriut të Kosovës që unikë të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Asnjë vendim që ka të bëjë me pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhe nuk do të merret pa qenë të pranishëm serbët e veriut, ka thënë Marko Gjuriq, këshilltar i kryetarit serb Tomislav Nikoliq.
Ai ka shtuar se gjatë takimit është biseduar me pajtime dhe pa imponim për mënyrën që “ bashkërisht të realizohen interesat afatgjate në Kosovë për të siguruar që këta njerëz të cilët tash 14 vjet luftojnë mbrojnë interesat serbe me mënyrën që ne mburremi, të bëjnë kështu edhe në të ardhmen", njoftojnë medie të Beogradit, transmeton koha.net
Gjuriq ka shtuar se ky ishte takimi i parë në vargun takimeve që kreu shtetëror do të ketë në të ardhmen me serbë të veriut.
Kryetari komunës (ilegale) të ZveçanitDragisha Miloviq në pyetjen e gazetarëve nëse serbët nga Kosova ishin ftuar për të dalë në zgjedhje dhe se a do të mendojnë ata për këtë, ai është përgjigjur shkurtimisht “po”.
"Kreu shtetëror ka detyrimet e vet ndaj Marrëveshjes së Brukselit. Njëri nga to janë edhe zgjedhjet e caktuar më 3 nëntor, porse para kësaj disa gjëra duhet të definohen e të përpunohen", ka thënë Miloviq duke shtuar se po kërkohen zgjidhje që janë në interes të Serbisë dhe të serbëve të Kosovës.
Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari serb Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë. /Indeksonline/